Një aksident me katër te plagosur është shënuar para pak minutash në afërsi të Bulqizës në vendin e quajtur Qafa e Buallit.

 

Paraprakisht dyshohet se nje mjet tip fuoristrade ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

 

Në të udhëtonin katër persona të cilët janë transportuar nga kalimtarët në spitalin e Bulqizes. Dy prej tyre në gjendje të rënde janë nisur me helikopter drejt Tiranes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re