Skip to content

Aksident në aksin Berat-Dimal, lëndohen dy persona

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Dimal, në Moravë. Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

 

Siç dallohet në foton e siguruar, automjeti ka pësuar dëme të shumta. Si pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

 

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi.