Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Një automjet tip Seat, me targa BR 2121 B ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i motoçikletës,65-vjeçari R.A është përplasur në asfaltin e rrugës dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kundesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën,ndërkohë që drejtuesja e automjetit tip Seat,shtetësja me iniciale Sh.A,50-vjeçe është shoqëruar në polici, ku edhe po jep deklaratën e saj rreth ngjargjes.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë,të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë motoçikleta,që në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën i ka prerë rrugën makinës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re