Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin nacional Berat-Poliçan, në fshatin Vërtop. Një auotobot uji, me targa AB 962 CS, duke ikur drejt qytetit të Poliçanit, rrugë që e bëjnë çdo mbrëmje për tu furnizuar me ujë në Bogovë, ka humbur kontrrollin në një kthesë.Kjo ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me bordurën anësore të saj.

 

Si pasojē e aksidentit ka mbetur i plagosur pasagjeri Guri Baholli, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re