Një aksident me tre të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Bilisht-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Cangonj.

 

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilët po lëviznin në sens të kundërt me njëri-tjetrin. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona mes të cilëve dy drejtues të mjeteve të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës.

 

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se të tre të plagosurit janë jashtë rezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti. Paraprakisht mendohet se njëri nga mjetet të ketë kryer parakalim të gabuar dhe nga shpejtësia nuk ka arritur të shmangë përplasjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re