Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale që lidh Burrel me Klos, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në cepin e urës së Mallunxës, ndërsa ende nuk dihet numri i personave të plagosur.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në të dy drejtimet, që sipas burimeve arrin mbi 5 kilometra.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re