Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Burrel – Klos. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur Shulbatërr në afërsi të urës së fshatit Mishtër.

Nga të dhënat paraprake mësohet se tre persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së fortë të automjeteve. Dy persona ndodheshin në njërin nga automjetet dhe tjetri në mjetin tjetër.

Personat e plagosur janë dërguar për asistencë mjekësore në spital ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re