Një aksident i automobilistik ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Divjakë-Tre Urat, në rrugët e brendshme të fshatit Gërmenj. Dy automjete janë përplasur fort kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Toyota” dhe një “Audi”. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja ka qenë mjaft e fortë, ndonëse bëhet fjalë për një segment rural ku shpejtësia maksimale e lejuar është vetëm 30 km/h. Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se shkak për këtë përplasje janë bërë manovrat e gabuara dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve në rrugën e ngushtë të fshatit.

Si pasojë e goditjes së fortë, disa persona kanë mbetur të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë ambulancat, të cilat kanë transportuar dy prej të plagosurve drejt Qendrës Shëndetësore të Divjakës për ekzaminime më të hollësishme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re