DURRES-Një aksident është regjistruar sot në aksin Durrës-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja e rëndë ndodhi tek mbikalimi i Rrashbullit.“BalkanWeb” mëson viktimë ka mbetur 88-vjeçari me nicialet H.J. Ndërkohë, policia sapo mbërriti në vendin e ngjarjes shoqëroi drejtuesin e mjetit tip ‘Voslkwagen’ me inicialet S.M., 69 vjeç.

Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak Më datë 23.07.2018, rreth orës 08 : 10 në autostradën Durrës –Sukth, tek Mbikalimi i Rrashbullit shtetasi S.M. 69 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Voslwagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor H.J. 88 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re