Një 75-vjeçar, i cili po udhëtonte me motor është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Cërrik, pranë fshatit Gjergjen.

I moshuari u përplas nga makina, teksa po drejtonte mjetin e tij motor.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit. Ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.