Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti ndodhi në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, ku një kamionçinë, me drejtues një 52-vjeçar me inicialet F.M., është përplasur me një motor.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi dhe pasagjerja e motorit, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me njē motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçiletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re