Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

 

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Përparim, ku mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier, është përplasur me mjetin fugon  tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K..

 

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe  F.H., rreth 6 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re