Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident automobilistik në aksin Fier-Ballsh.

 

Aksidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në vendin e quajtur Oficinina e Vjetër, dhe janë përplasur dy ‘Benz’.

 

Tre personat e plagosur janë transportuar ne spital ku po marin mjekime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

FierInformacion paraprak

Sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re