Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Berat pranë fshatit Velmish.
Një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.
Ai është transportuar me urgjencë drejt qendrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut.
