Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 15 te ditës se mërkurë ne aksin rrugor Fier-Vlorë.

 

Ne hyrje te Levanit dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasoje 5 persona, pasagjere te dy mjeteve janë dëmtuar.

 

Sipas te dhënave te gjithë te plagosurit janë transportuar ne spital ku ndodhen nen kujdesin e mjekeve  dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Polica ka mbërritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet për te përcaktuar përgjegjësin e kësaj situate.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re