Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Fier–Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë, tre të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Burime nga spitali bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko