Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier- Seman në rrugën Hoxharë e vjetër.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por raportohet se dy automjetet e përfshira në aksident janë shkatërruar plotësisht.
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Fier-Seman, në Hoxharë, automjeti me drejtues shtetasin E. Ll., 34 vjeç, banues në Darzezë, është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi Q. Xh., 56 vjeç, banues në Dërmënas. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.
