Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Trevllazër. Një automjet i efektivëve të policisë ka dalë nga rruga pasi ka shmangur përplasjen me një mjet tjetër.

Si pasojë e manovrimit makina e policisë ka përfunduar jashtë rrugës por pa dëme për personat që ndodheshin brenda në makinë.

Një faktor që ka ndikuar gjithashtu në humbjen e kontrollit të mjetit është edhe lagështia në rrugë e cila ka bërë që automjeti i policisë të shmang përplasjen me Benzin dhe të përfundojë në kanal.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re