Një aksident me pasoja ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave përfshire edhe drejtuesit e mjeteve.

Ngjarja është shënuar në Urën e Kardhiqit në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë.

Një automjet Mercedez-Benz duket se i ka prerë rrugën një automjeti tjetër me targa AB704CR.

Përplasja ka qenë jo frontale, por anësore çka evitoi një tragjedi. Për pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve respektive, si dhe dy pasagjerë të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim të specializuar.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re