Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Nga raportimet paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip “Volkswagen”, çk  ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës.

Tre të plagosur janë transportuar drejt spitalit të Korçës, teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re