Skip to content

Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

WhatsApp Image 2026 03 18 at 13.23.48

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas.

Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për dhënien e ndihmës së parë dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.