Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme (20mars) në  aksin rrugor  Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete një tip “Dacia” dhe një tip “Chevrolet”, e për pasojë janë dëmtuar tre persona, dy pasagjerë dhe drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.03.2024, rreth orës 13:50, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Dacia” me drejtues shtetasin E. Ç., është përplasur me automjetin tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin E. Ç. Për pasojë kanë marrë lëndime dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re