Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në në afërsi të fshatit Veliternë, ku një automjet ka goditur trafikndarësin dhe më pas ka përfunduar në një tokë bujqësore disa metra poshtë rrugës.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Paraprakisht mësohet se nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Pritet që policia, e cila ka mbërritur në vendngjarja, të zbardhë shkaqet e aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re