Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një motor.

Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije, por mësohet se u transportua drejt spitalit nga drejtuesi i automjetit i cili e aksidentoi.

Mësohet se drejtuesi i motorit është një 55-vjeçar, nga fshati Pirg. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re