Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Sovjan. Aksident qe ka sjellir përplasjen e një mjeti audi dhe një karrotreci që kishte në karroceri të ngarkuar edhe një mjet tjetër.

 

Burime të siguruara thanë se karrotreci po vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës ndërsa mjeti tjetër nga Maliqi në drejtim të Pogradecit.

 

Të njëjtat burime thanë se mjeti audi nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin në kthesë duke u përplasur me karrotrecin. Përplasja ka qënë aq e fortë sa dy persona kanë mbetur të plagosur njëri prej tyre rëndë. Ndërkohë që mjeti audi është shkatëruar plotësisht.

 

Policia në vendin e ngjarjes po punon për shkaqet e këtij aksidenti. Ky vend deri tek kryqëzimi i Sovjanit është një nga segmentet me aksidente të shumta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re