Skip to content

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

 

Mësohet se një automjet ka dal nga rruga në vendin e quajtur “Gryka e Pocestes” vetëm pak km nga kryqëzimi i fshatit Vloçisht, e ka përfunduar në kanal. Si pasojë ka mbetur I plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasgjer.

 

Të plagosurit janë transportuar me urgjence në spitalin e Korçës.

 

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.