Një 73-vjeçar ka humbur jetën, pas një aksidneti automobilistik në aksin Korçë-Pogradec.

 

Policia njofton se pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç. Si pasojë e kësaj, ky i fundit ka ndërruar jetë.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re