Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (28 mars) në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq.

Një automjet tip “Volswagen” është përplasur me një furgon tip “Mercedez Benz, e për pasojë ka mbetur i lënduar një pasagjer i furgonit, i cili është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. K. është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin O. D. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re