Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh në Fier.

Një furgon mallrash dhe një pasagjeresh janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 disa pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re