Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një kosovar, me iniciale F.M 49 vjeç ka përplasur për vdekje një të moshur, 75 vjeçarin me iniciale H.R.

 

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.

 

Kosovari u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedural, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhje e rrethanave të ngjarjes.

 

Fier/Informacion paraprak

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.

 

U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re