Skip to content

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 3 automjete, plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur

aksident ne lezhe

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Të tre të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.