Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”.

 

Policia njofton se 65-vjeçari Zef Paloka teksa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë është përplasur me makinë, që drejtohej nga shtetasja me iniciale  K. B.

 

65-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është nisur me urgjencë për në spital.

 

Lezhë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, shtetasja K. B. duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Z. P. 65 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

 

Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re