Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dajc, në kufirin ndarës mes Shkodrës dhe Lezhës dhe viktimat janë Robert Ejlli 25 vjeç dhe Gentian Toma 32 vjec.

 

Sipas policisë të rinjtë udhëtonin me një makinë tip ‘Benz’ me targa AA 929 FF e cila është përplasur me një kamion tip ‘IFA’ me targa LE 3364 A.

 

Mjeti ‘Benz’ i dy të rinjve ka goditur nga mbrapa kamionin dhe shkak dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re