Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqezimit të Gjadrit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, një mjet tip “Golf” me targa shqiptare dhe një tjetër mjeti tip “Audi”, me targa angleze.

 

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy shoferet të cilet janë dërguar në spitalin e Lezhës. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re