Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan mbrëmjen e sotme. Aksidenti ka ndodhur në Xibrrakë në një kthesë afër një karburanti dhe dyshohet se ka të plagosur rëndë. Ne aksident është përfshirë njē autoveturë dhe një trailer.

Si rezultat i përplasjes mes tyre autovetura ka dalë jashtë rruge dhe ështē shkatërruar.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve prej 15 minutash. Policia ka mbërritur në vendngjarje për disiplinimin e qarkullimit dhe hapjen e rrugës me një korsi.

Ndërkohë ende nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Burime jo zyrtare dhe burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet se nga aksidenti ka një viktimë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re