Dy persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit qafë Qukës, ku paraprakisht dyshohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një tjetër makinë.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re