Skip to content

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, trajleri del nga rruga

640 0 15ef773733abe4b8e3f81fcb2d20dc57

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, pranë Qukësit.

Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një trajleri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe për pasojë trajleri ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Për shkak të këtij aksidenti ka edhe pak ngarkesë të qarkullimit, pasi po punohet me një korsi deri sa të hiqet kamioni nga rruga.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.