Tre persona, mes tyre edhe një i mitur mbeten të plagosur ketë të martë ne një aksident ne aksin Lin -Pogradec. Sipas policisë, ne aksident u përfshinë tre mjete, një prej të cilëve ishte i parkuar ne ane të rrugës. Uniformat blu sqaruan se shkaktare te aksidentit ishte një vajze qe drejtonte automjetin tip benz ne sendiljen e pasme te te cilit ndodhej edhe fëmija i saj 2 vjeç. Fatmirësisht i mituri  pësoi vetëm dëmtime te lehta, ndërsa drejtuesja mbeti e plagosur. Automjeti tip benz ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe i preu rrugën mjetit tip volsvagen ku ndodheshin dy persona, njeri prej te cilëve pësoi lëndime. Të plagosurit u transportuan në spitalin e Pogradecit, ndërsa drejtuesja e njërit prej mjeteve ndodhet ne gjendje te rende për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re