Një kamion  është perfshire në aksident pasditen e sotme në autostradën Lushnje -Fier. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Rrapëz nderkohe qe sipas informacioneve të mara në vendngjarje kamionit i cili udhëtonte nga Lushnja për në Fier i është prerë rruga nga një furgon i cili po dilte në autostrade pa vënë re kamionin.

 

Në këtë moment drejtuesi i kamionit ka bërë një manovër për te shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafikndarësen dhe disa shtylla në anë të rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti kamioni pësoi dëme të mëdha ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

 

Me pas ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e krijuar pasi kamioni bllokoi per minuta te tera  të dy karexhadat. Policia shoqëroi  në komisariat drejtuesin e furgonit për zbardhjen e plotë të aksidentit ne fjale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re