Dy të plagosur një në gjendje të rëndë është bilanci i aksidentit të ndodhur këtë të mërkurë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Aksidenti ka ndodhur në Zhamë, ku mjeti tip “Benz” me targa TR 6070M i drejtuar nga shtetasi Marindo Rona, i cili udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga për rreth 200 metra në çakull, përbri karrezhatës dhe është përplasur në muret e betonit të një nenkalimi.
Për pasojë janë dëmtuar dy persona nga Tirana që udhëtonin si pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi nga Tepelena nuk ka pësuar asgjë. Mes të plagosurve është një vajzë 8 vjeçe, Marie Jaupaj.
Një prej të plagosurve pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes është nisur për mjekim të specializuar drejt Tiranës pasi gjendja shëndetësore ka qenë tepër e rëndë.
