Skip to content

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë

aksidenti rrogozhine 750x375 1

Një 83-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, Musa Sula, i cili ka marrë dëmtime të lehta si pasojë e aksidentit.

Për nxjerrjen e tij nga automjeti është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Pas nxjerrjes, 83-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas mbërritjes në spital, atij i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ.

Ndërkohë, Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e daljes së automjetit nga rruga.