Skip to content

Aksident në aksin Mamurras-Milot, ndërron jetë këmbësori

Rreth orës 19:50, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Mamurras-Milot. Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC News se automjeti që drejtohej nga shtetasi Ervis Kalthi, 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Vladimir Leka, 43 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Leka ka humbur jetën në vendngjarje. Dyshohet se këmbësori ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.