Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen.

Sipas njoftimit të policisë, nga përplasja ka mbetur e plagosur një shtetase 50-vjeçare me iniciale D.C e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme, kurse grupi hetimor po sqaron shkaqet e aksidentit.

Milot/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Rrëshen,  në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz,  Tiranë  ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjëndje të rendë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re