Skip to content

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, makina del nga rruga, dy të lënduar

konflikti nisi per motive te dobeta cfare ndodhi mes te miturve ne kamez policia jep detajet tre 16

Një aksident ka ndodhur  në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”.

Drejtuesi i automjetit një 25-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.