Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Milot-Rubik. Policia njofton se viktima, Mark Lleshi, 43-vjeç, është aksidentuar nga një mjet tip ‘Benz’.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit, Pjeter Nikolli është shoqëruar nga uniformat blu dhe po punohet për të zbardhur ngjarjen.
