Skip to content

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, ka të plagosur

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.

Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.