Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pogradec-Korçë, me pasojë vdekjen e një personi.
Një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar, këmbësor në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen.
Informacion paraprak:
Më datë 22.09.2019, rreth orës 04.00, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
