Skip to content

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, mjeti përfshihet nga flakët pas përplasjes

1761083508 aksident


Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në Qafë Plloçë.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe më pas njëri prej mjeteve, tip “Benz” me benzinë, ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, teksa drejtuesi i mjetit “Benz” ka dalë në kohl nga makina, duke shmangur kështu tragjedinë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët tek automjeti, edhe pse makina është shkrumbuar thuajse totalisht.

Screenshot 1 47 Screenshot 3 30 Screenshot 2 35