Skip to content

Aksident në aksin Pogradec-Lin, makina përfundon në kanal, një i plagosur

640 0 69f4a630ca190

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Udënisht, ku një automjet ka përplasur një këmbësor dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes, i lënduari është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.