Një aksident është shënuar sot në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. Një mjet furgon me targa AA 310 BV, ka rrëshkitur në rrugë duke u përmbysur.

Gazetari Roland Beqiraj raporton se nuk ka të lënduar. Në aksident janë përfshirë tre mjete. Njërit prej mjeteve i është shkëputur një nga gomat e para, duke bërë që të humbasë kontrollin.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re